Menaxheri i Rey Manaj: E vërteta e kalimit të tij tek Juventus
Kalimi i talentit shqiptar Rey Manaj te Juventus ende nuk është zyrtarizuar. Pak ditë më parë mediat italiane e quajtën të mbaruar transferimin e futbollistit U- 21 të Shqipërisë te gjiganti italian, por klubi i Cremoneses e mohoi arritjen e një marrëveshje. Menaxheri i futbollistit shqiptar, Alberto Maria Fontana, zbulon se me Juventusin ka kontakte konkrete për realizimin e marrëveshjes. – “Nuk janë thjesht zëra merkatoje, pasi ka një interesim të vazhdueshëm të Juventusit për të siguruar shërbimet e Manaj. Cremonese e mohoi nëpërmjet komunikatës, sepse realisht nuk kishte asgjë të përfunduar, megjithatë ne jemi vazhdimisht në kontakt me bardhezinjtë. Rei është një futbollist shumë i talentuar dhe Juventus nuk është e vetmja skuadër që ka shfaqur interes për të, madje nëse do të më duhej të përmendja emra, më të thjeshtë do ta kisha të përmendja emrat e skuadrave që nuk janë interesuar për të, sesa ato që kanë dëshirë ta kenë lojtarin e tyre. Në këto kohë nuk është e thjeshtë të gjesh një lojtar të talentuar si Rey, dhe aq më tepër me personalitetin që ai ka. Gjithsesi Juventus e dëshiron dhe ne jemi të hapur për arritjen e një marrëveshjeje. Por duhet të respektojmë dhe vendimin e Cremoneses, me të cilën lojtari ka një kontratë deri në vitin 2017.” Fontana zbuloi se ka pasur telefonata dhe nga Reali i Madridit për Manaj. t kërkon që klienti i tij të gjejë më mirë një skuadër që do të ndihmojë rritjen e tij sesa një ekip të madh në emër dhe ku Rej do ta kishte të vështirë të luante. – “Duhet të jemi të kujdesshëm sepse Rey ka nevojë të rritet ende si futbollist. Ne mund të na kërkojë dhe Reali i Madridit, që në fakt nuk mund të them se nuk na ka telefonuar, por e rëndësishme për lojtarin është të gjejë një skuadër ku ai ndihet mirë, që do ta ndihmojë të zhvillohet ende më tej.” Në merkaton e verës ai thotë se mund të ketë lëvizje të disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare drejt Serisë A.
KOHA JONË SONDAZH

