Menaxheri i Stoke City ngatërron Shaqirin me Shakirën

Kur veshi fanellën e Interit, Shqaqirin e uruan ironikisht tifozët e Milanit, “Mirëse-erdhe Shakira”. Përtej shakasë, kalimi i tij te Stoke City u shoqërua me një “gafë” të rëndë.  Menaxheri i skuadrës së futbollit “Stoke City” Stuart Pearce ka bërë një gafë qesharake duke ngatërruar futbollistin Xherdan Shaqiri me këngëtaren Shakira në edicionin e lajmeve “Sky Sports “.

Stuart Pearce ishte i ftuar mëngjesin e së premtes në “Sky Sports News” për të folur mbi ecurinë e fuqishme të ekipit të tij kohët e fundit dhe duke komentuar futbollistin nga Gjilani me nënshtetësi zvicerane Xherdan Shaqiri përmendi me zë të lartë emrin e këngëtares kolumbiane.

Incidenti është përcjell me humor në rrjetet sociale ku shumë përdorues të Twitter-it i kanë uruar Shakirës mirëseardhjen në stadiumin Britannia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?