FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mendes zbarkon në Torino, priten lajme të reja për të ardhmen e CR7

Fundi i kampionatit evropian po afron dhe për Portugalinë mund të jetë pak kohë larg. Duke qenë se vendimi për të ardhmen e Ronaldos do të mësohet vetëm në fund të qëndrimit të tij në Euro 2020, është e kuptueshme se njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti.

Menaxheri i tij Jorge Mendes po takon klubet më prestigjioze evropiane dhe duket e sigurt se, nëse CR7 nuk do të qëndrojë në Torino, transferimi te PSG është hipoteza e vetme konkrete.

Real Madrid dhe Manchester United tashmë janë skenarë të largët. Juventus do të hiqte dorë pa shumë problem nga kampioni i tyre sepse joshen nga 25/30 milionë euro që mund të përfitojnë nga shitja e mundshme, duke kursyer 31 milionë euro neto të vitit të fundit të kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, asnjë klub evropian nuk duket i gatshëm t’i garantojë 36-vjeçarit një pagë të ngjashme me atë të bardhezinjve për një periudhë dy vjeçare (formula që pretendon Mendes) I vetmi klub i interesuar dhe i aftë të ekspozohet financiarisht është PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?