Mendoi se theu rekordin botëror në 200 metra, por kishte vrapuar… 185!

Atleti Noah Lyles është me të vërtetë i shpejtë dhe në një moment mund të thyejë rekordet botërore të Usain Bolt.

22-vjeçari Lyles është sprinteri i katërt më i shpejtë me 200 metra në histori dhe ai fitoi kampionatin botëror vitin e kaluar.

Askush më i ri se ai në moshë nuk ka vrapuar më shpejt në 200 metra për 19,5 sekonda, madje as Bolt.

Por, kur Lyles vrapoi për 18,9 sekonda këtë distancë, tri ditë më parë, kjo do të ishte fenomenale.

Veçse, diçka kishte shkuar keq.

Pesë minuta më vonë, u kuptua se Lyles ishte rreshtuar në korsinë e gabuar dhe distanca nuk ishte 200, por 185 metra, pasi gjyqtarët e garës kishin nijëzuar gabim korsitë.

Nëse Lyles në këtë garë do të kishte vrapuar 200 metra, koha e tij do të ishte 20,4 sekonda.

SHKARKO APP