Mënyrat e vetme si kualifikohen sot Spanja dhe Portugalia!
Sot do të luhen sfidat e fundit në Grupin E dhe F, ku dhe do të përcaktohen ekipet e fundit që do të sigurojnë një biletë për në fazën tjetër. Situata është e komplikuar në Grupin E, ku bën pjesë Spanja. Iberikët deri më tani kanë siguruar vetëm dy pikë.
Si kualifikohet Spanja? – Me një fitore ndaj Sllovakisë, skuadra e Enriques mund të sigurojë edhe vendin e parë me 5 pikë, gjithmonë nëse Suedia humbet ndaj Polonisë. Në krahun tjetër mund të kualifikohet edhe me barazim, por duhet të shoqërohet nga humbja ose barazimi i Polonisë me Suedinë. Humbja ndaj Sllovakisë i eliminon zyrtarisht.
Si kualifikohet Portugalia? – Në Grupin F situata është e komplikuar veçanërisht për luzitanët. Portugezët duhet që të fitojnë ose barazojnë në duelin ndaj Francës për të siguruar kalimin për në fazën tjetër. Një humbje me më shumë se dy gola kundër “gjelave” do të sillte edhe eliminimin e Portugalisë që në fazën e grupeve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

