Mercedes dhe Hamilton, në një mendje për rinovimin e kontratës

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Niki Lauda thotë se nuk është i shqetësuar se kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, do të largohet nga kjo skuteri, teksa pranoi se dy palët janë dakord që të rinovojnë kontratën.  Sakaq, kjo skuderi kërkon të ruajë të njëjtat pozita, duke mos lejuar largimin e një prej pilotëve më të mirë në botë, për momentin. Piloti i  Red Bull, Daniel Ricciardo, shkroi në rrjetet sociale se: – “Përgatitjet po shkojnë mirë para sezonit të ri. Stërvitja ka vijuar edhe për Krishtlindje dhe se Red Bull po sheh para për të kaluar një sezon të shkëlqyer.” Në këto kushte, pritet që rivaliteti në Formula 1, me fillimin e sezonit të ri, të jetë edhe më i madh, ndaj  edhe Mercedes kërkon të blindojë britanikun Hamilton. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?