Mërgim Mavraj, pas kthimit në Gjermani-babait: Mezi prita ta lumturoj

Një thënie profetike thotë: Kush nuk falënderon njerëzit nuk mund të falënderojë dot Zotin…” Mërgim Mavraj  ka gjetur këtë thënie për të  falënderuar babain e tij, për të cilin thotë më tej pas ndeshjes me Armeninë dhe kthimit në Gjermani, “një njeri i mrekullueshëm që mezi prita ta lumturoj.” Më tej Mavraj, autori i golit të barazimit ndaj armenëve, përshendet edhe tifozë kuqezi për mbështetjen e madhe që i dhanë ekipit. “Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt shkon për ata tifozë të mrekullueshëm që më përkrahën dhe më shtuam dëshirën për t’u sakrifikuar.” Në fund Mavraj shtoi: – “Falënderoj vëllain tim Ahmed Kalaja dhe të gjithë vëllezerit për lutjet dhe mbështetjen.” Mbrojtësi i Këlnit në Gjermani, në pushim të ndeshjes me Armeninë, u njoftua gabimisht se babai i tij që ishte i sëmurë, ishte ndarë nga jeta, çka trishtoi tërë kampin  kuqezi, por pas ndeshjes përveç fitores Mavraj mësoi edhe që babai i tij ishte në jetë me të cilin ndau momentet e gëzimit të fitores pas kthimit në Gjermani. Para ndeshjes me Armeninë, Mavraj nuk ishte stërvitur asnjë ditë për shkak dëmtimi, por këmbënuli se donte të luante dhe rezultoi vendimtar në fitoren e fundit kuqezi.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?