Merih Demiral, “shefi i turqve” që frymëzon thirrjet ushtarake

Turqia do të përballet me një dënim nga UEFA për shkak të festimeve ushtarake në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Francës. Në duelin ndaj “Gjelave”, autori i golit, Ayhan vrapoi në pjesën tjetër të fushës, duke mos dashur që të festonte në këtë mënyrë, por Demiral vrapo drejt tij duke i ndryshuar mendimin.

 

Edhe pas ndeshjes skuadra u mblodh rreth Demiral për të përshëndetur publikun në të njëjtën mënyrë. Futbollisti i Juventusit, është evidentuar mbi të gjithë të tjerët me përshëndetjen me dorën në ballë, një gjest që ka zemëruar së tepërmi tifozët e Juventusit. Mbrojtësi 1.92 metra i gjatë, ka debutuar në kombëtare në nëntor të vitit 2018, dhe vetëm në një periudhë të shkurtër është kthyer në liderin e kombëtares, ndërkohë që më parë ka qenë kapiten në ekipet e moshave U-17 dhe U21.

Nga kjo verë, ai arriti që të bënte një hap të madh në karrierë duke nënshkruar me Juventusin, për t’’u stërvitur me Ronaldon apo me legjenda si Buffon. Gjithsesi prezencat nuk kanë qenë të shumta, pasi është aktivizuar vetëm 90 minuta ndaj Hellas Veronës. Juve nuk e komentoi incidentin në ndeshjet ndërkombëtare. “Ne nuk e komentojmë këtë temë,” tha sot një zëdhënës i klubit. Gjithsesi duke njohur politikat e klubit torinez ndaj tij pritet të merren masa të ashpra, pasi gjeste që kanë lidhje me politikën nuk mund të tolerohen në nivele të larta të futbollit. /R.Lika-Koha Jone/

Pas fituesit kundër Shqipërisë Lojtarët turq tregojnë përshëndetjen ushtarake.  E drejta në mes është Merih Demiral me Nr.3

 

SHKARKO APP