“Meritojmë 3 pikët”, De Biasi e Cana në Zvicër

Jemi vetëm pak orë larg verdiktit final dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vërë pikën mbi "i" për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit, Serbi-Shqipëri. Lidhur me këtë vendim, tekniku i Kombëtares Gianni De Biasi shprehet mjaft optimist se CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) do të na japë tre pikët.

Deklarata e teknikut është bërë për "Sky Sport Italia" ku ish-trajneri i Torinos ka nënvizuar se ndeshja e 14 tetorit u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve serbë në fushë dhe pamundësisë për të vijuar takimin si rezultat i dështimit të organizimit të ndeshjes, çka sipas rregullores parashikohet me ndëshkim të skuadrës vendase me pezullimin e fushës dhe gjithashtu dhënien e pikëve në tavolinë kundërshtarit.

"Në fushë ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje, duke mundur Portugalinë që është favoriti i këtij grupi. Unë jam i bindur se i meritojmë tri pikët dhe shpresoj të na i japin. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Beograd më 14 tetor. Nëse UEFA përdor të njëjtin standard, atëherë duhet të na japë tri pikët ashtu sikurse bëri me Rusinë pas incidenteve me Malin e Zi", shprehet De Biasi, i cili së bashku me Lorik Canën janë Zvicër për të marrë pjesë në mbledhjen e CAS-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Shqipëria është në vendin e tretë në Grupin I të eliminatoreve të Europianit "Francë 2016" me pikë të barabarta me Danimarkën, 7 dhe 2 pikë poshtë Portugalisë, por në rast se TAS vendos të na japë tri pikë, atëherë kuqezinjtë do të kryesonin tabelën e klasifikimit me 10 pikë, çka do të thotë më pranë ëndrrës "Euro 2016". Gjithsesi, sot pritet vendimi për Serbinë, pasi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv skuadrat gjykohen të veçuara dhe jo bashkë, si në dy shkallët e para. Vendimi i ditës së sotme do të jetë një tregues mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?