Merkato: Barcelona fiton garën për Bernardo Silvën, Juventusi dorëzohet

Pista e Juventusit për Bernardo Silvën është mbyllur, pas dështimit të klubit italian për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Tani, e ardhmja e mesfushorit portugez duket se do të jetë te Barcelona. Në orët e fundit, kontaktet mes rrethit të tij dhe klubit katalanas janë intensifikuar ndjeshëm. Barcelona është joshur nga mundësia për të mirëpritur lojtarin pa kosto të lartë, duke e bërë këtë opsion shumë tërheqës.

Fantazisti ka mbyllur kapitullin e tij te Manchester City dhe për disa ditë kishte vlerësuar mundësinë për të vazhduar karrierën në Itali, pikërisht te Juventusi. Megjithatë, tani hipoteza e Barcelonës është bërë më interesante për të. Edhe trajneri Spalletti ishte angazhuar për të bindur 31-vjeçarin, duke i paraqitur projektin që do të zhvillonte me të përkrah Yildizit te bardhezinjtë.

Disponibiliteti i futbollistit ishte qartësisht i lidhur me pozicionimin e Juventusit në fund të kampionatit. Vendi i gjashtë i bardhezinjve, dhe rrjedhimisht aksesi në Ligën e Evropës në vend të Ligës së Kampionëve, ka zhdukur interesin e ish-nxënësit të Guardiolës. Përkundrazi, interesi i Barcelonës po bëhet gjithnjë e më i fortë, me klubin katalanas të gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat e portugezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?