Merkato e Milanit/ Në listë Soule, Mastantuono dhe një talent i Arsenalit

Pas humbjes së garës për Kostantinos Karetsas, i cili është shumë pranë transferimit te Borussia Dortmund, Milani nuk ka kohë për të shkuarën dhe ka përcaktuar qartë objektivin e radhës në merkato.

Drejtuesit kuqezi po punojnë për të gjetur lojtarin ideal për krahun e djathtë të skemës 3-4-2-1 të trajnerit Ruben Amorim. Me Christian Pulisic të vendosur si titullar në krahun e majtë të repartit ofensiv, Milani kërkon një fantazist që të luajë pas sulmuesit kryesor, të jetë i aftë të hyjë nga krahu në qendër, të krijojë raste dhe të rrezikojë portën kundërshtare.

Në krye të listës së dëshirave të Milanit është Matias Soulé. Argjentinasi, i cili njeh mirë kampionatin italian pas eksperiencave me Juventusin, Frosinonen dhe Romën, ndodhet në një moment vendimtar të karrierës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ofertë e rëndësishme ka ardhur nga Arabia Saudite, me klubet saudite që ishin gati t’i ofronin Romës 40 milionë euro për kartonin e tij. Megjithatë, vetë lojtari ka refuzuar, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta të futbollit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kryeqytetin italian, hapësirat për Soulé janë ngushtuar pas rinovimit të Paulo Dybala-s dhe afrimit të Carlos Castro. Për këtë arsye, lojtari ka dhënë sinjale pozitive për një largim dhe projekti i Milanit shihet me shumë interes nga ana e tij.

Edhe Amorim e vlerëson shumë profilin e argjentinasit, por pengesa kryesore mbetet çmimi. Milani nuk dëshiron të paguajë 40 milionë eurot e kërkuara nga Roma dhe synon të negociojë për një shifër më të ulët.

Nëse operacioni Soulé nuk realizohet, Milani ka gati një alternativë me shumë talent: Franco Mastantuono. Talenti 18-vjeçar i Real Madridit pritet të largohet në huazim për të fituar më shumë minuta. Ai do të preferonte një rikthim te River Plate, por drejtuesit madrilenë duan që ai të luajë në Europë dhe Milani është një nga klubet që po e monitorojnë me kujdes, së bashku me Romën dhe Fiorentinën.

Megjithatë, ekziston një problem në negociata. Milani nuk dëshiron një huazim të thjeshtë, pasi nuk synon të zhvillojë një lojtar për një klub tjetër pa pasur kontroll mbi të ardhmen e tij.

Ideja e kuqezinjve është të përsërisin një operacion të ngjashëm me atë të Brahim Diaz, pra një huazim me të drejtë blerjeje dhe kundërblerjeje në favor të Real Madridit. Presidenti madrilen Florentino Perez aktualisht preferon vetëm huazimin e pastër, por kontaktet mes palëve mbeten aktive.

Milani po monitoron edhe një tjetër profil interesant nga Anglia. Sipas gazetarit Matteo Moretto, kuqezinjtë kanë bërë sondazhe për Ethan Nwaneri, fantazistin 2007 të Arsenalit.

Talenti anglez nuk konsiderohet i paprekshëm nga “Topçinjtë”, por klubi londinez dëshiron të ruajë kontrollin mbi zhvillimin e tij. Për Nwanerin interesohen gjithashtu Evertoni, Fulhami dhe RB Leipzig.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7887 (41.3%)
PD 4580 (24%)
PROTESTA 6651 (34.8%)

Vota totale: 19118