Merkato, godasin Partizani dhe Kukësi

Tre ditë para se të mbyllet zyrtarisht merkato e dimrit, Partizani dhe Kukësi, që synojnë minimalisht një vend në Kupat e Europës, kanë bërë nga një goditje të bujshme në merkato. Kukësi prezantoi dje sulmuesin e njohur Mario Morina, kurse të kuqtë argjentinasin Agustin Torassa.

Mario  Morina  

Humbja në kupë me Teutën dhe pozitat jo shumë të kënaqshme për nën-kampionët  e vendit në këtë sezon, pak ditë para mbylljes së merkatos, kanë detyruar presidentin Safet Gjici të bëj edhe një goditje në sulm. Sulmuesi nga kryeqyteti Mario Morina, i cili shihej më afër Vllaznisë, ka nënshkruar kontratë 6- mujore me të drejtë rinovimi për një tjetër sezon me Kukësin. Ai u prezantua nga trajneri Klodian Duro, i cili nuk e fshehu gëzimin që më tej  do të ketë një sulmues më shumë në skuadër dhe një element që bën diferencën, pasi njihet me Mario Morinën, kur të dy luanin te Tirana. Morina rikthehet te Kukësi, pas një periudhe jo të mirë te Flamurtari. Që nga fillimi i janarit, Morina ishte një futbollist i lirë, ndërkohë që, emri i tij u lakua shumë pasi u përfol një rikthim tek Tirana, një kalim tek Partizani, si dhe u pa si një dëshirë e Vllaznisë. Pa harruar që bisedimet me Kukësin kishin nisur prej kohësh. Pas Izair Eminit, nën-kampionët bëjnë një tjetër goditje, teksa burime pranë klubit bëjnë të ditur se dëshirë e trajnerit dhe stafit drejtues ishte edhe sulmuesi serb Stefan Raçiç, por Partizani e bllokoi në momentet e fundit.  Kukësi pret edhe sulmuesin brazilian Mateus Lima, i cili vijon të jetë në Brazil, për arsye familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agustin Torassa

Swiss Digital Mobile Reklama

Agustin Torassa është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Dje në mesditë argjentinasi mbylli gjithçka me drejtuesit e klubit, teksa firmosi kontratën deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës futbollistik. Në prani të Drejtorit Sportiv, Dervishi dhe sekretarit Burba, Torassa është prezantuar në ambientet e klubit të kuq. Sulmuesi 27 -vjeçar, i cili së fundmi ka qenë pjesë e argjentinasve të Club Atletiko Huracan, skuadër që garon në “Primera Divizion”, do të mbajë veshur fanellën me numër 27. Krah dy sulmuesve të tjerë, Raçiç e Vila, Partizani me argjentinasin kompleton edhe repartin që ka shfaqur me tepër probleme gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?