Merkato/ Interi në tratativa të avancuara me Perisic dhe Diaby

Ndeshjet e fundit të fazës së Champions League kanë qenë vendimtare për Interin jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në merkato. Zikaltrit tashmë e dinë se për të arritur fazën finale të kompeticionit do të duhet të kalojnë nga “play-off”-i, ndërsa eliminimi i PSV Eindhoven nga Europa ka hapur një mundësi konkrete për të synuar rikthimin e Ivan Perisiçit.

Anësori kroat, pavarësisht humbjes ndaj Bayern Munich, ka marrë vlerësime shumë pozitive nga mediat holandeze dhe dëshiron të rikthehet në Milano. Pengesa kryesore mbetet qëndrimi i PSV-së, e cila nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin pa një kompensim të përshtatshëm financiar.

Drejtuesit Marotta dhe Ausilio shpresojnë që vetë Perisiçi të shtyjë për largimin, duke lehtësuar negociatat. Ndërkohë, ka edhe një dyshim për gjendjen e tij fizike, pasi disa raportime flasin për një zëvendësim për shkak dëmtimi, por kjo nuk është konfirmuar në Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht, Interi po ndjek edhe pistën e Moussa Diaby. Francezi ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Milano, por mungon ende miratimi nga PIF, që kontrollon lëvizjet e klubeve arabe. Formula e mundshme është huazim me pagesë dhe të drejtë blerjeje rreth 35 milionë euro. Trajneri Chivu e vlerëson fleksibilitetin e tij, pasi mund të luajë në të dy krahët e sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?