Merkato/ Juventusi kërkon lojtarë me eksperiencë, del dhe emri i Koke

Juventus ka qartësuar strukturën drejtuese dhe teknike, duke konfirmuar në detyrë Damien Comolli dhe Luciano Spalletti, ndërsa tashmë fokusi kryesor është zhvendosur te merkatoja verore. Pa të ardhurat nga pjesëmarrja në Champions League, bardhezinjtë pritet të veprojnë me kujdes financiar, por nevoja për përforcime mbetet e dukshme.

Situata më delikate lidhet me repartin ofensiv. E ardhmja e Dušan Vlahović vazhdon të mbetet e paqartë dhe sinjalet tregojnë se sulmuesi serb mund të jetë pranë largimit nga Torino.

Në këtë skenar, emri më i përfolur dhe më realist për të përforcuar sulmin mbetet Randal Kolo Muani. Futbollisti i PSG shihet si kandidat serioz për një rikthim në Torino, pas një eksperience në huazim te Tottenham Hotspur. Palët besohet se kanë pasur ide të qarta prej kohësh dhe mbetet vetëm gjetja e një marrëveshjeje përfundimtare me kampionët e rinj të Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe mesfusha është nën vëzhgim. Një emër që po fiton terren është ai i Koke, kapiten i Atlético Madrid, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin madrilen. Megjithëse 33-vjeçari nuk konsiderohet një investim afatgjatë, ai mund të sjellë eksperiencë, lidership dhe personalitet në një skuadër që sezonin e fundit ka shfaqur mungesa të dukshme pikërisht në këto aspekte. Fakti që kontrata e tij skadon pas 12 muajsh mund ta bëjë operacionin ekonomikisht të favorshëm për bardhezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër repart ku priten ndryshime është porta. Besimi ndaj Michele Di Gregorio raportohet se ka rënë ndjeshëm, duke shtyrë klubin të kërkojë një emër me më shumë eksperiencë.

Mes alternativave të përfolura spikat Emiliano Martínez, fitues i fundit i Europa League me Aston Villa dhe kampion bote Argjentinën. Megjithatë, kostot e operacionit konsiderohen të larta, edhe pse Juventusi pritet të bëjë një tentativë.

Në listën e alternativave përmenden edhe Guglielmo Vicario, i cili mund të rikthehet në Itali pas humbjes së statusit te Tottenham Hotspur, si dhe Alex Meret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?