Merkato kuqezi në Europë, Cana e Gashi mes “enigmave” të mëdha

Merkatoja e verës ka dhuruar disa lëvizje surprizë të futbollistëve kuqezi janë shënuar deri tani, por gushti do të jetë një muaj edhe më i “nxehtë” sa i përket “etheve” të merkatos. Spikaste deri tani transferimi i Sokol Cikalleshit nga RNK Split te Basaksehir në Turqi, apo kalimi i Odise Roshit nga FSV Frankfurt te Rijeka. po ashtu lëvizje jo pak e bujshme ishte firma e Amir Abrashit me Eintrahtin e Frankfurtit. Së fundmi arritja e marrëveshjes mes Napolit dhe Empolit për kartonin e Elseid Hysajt del si kryefjalë e merkatos kuqezi. Një lajm shumë i mirë për kombëtaren është transferimi i Amir Rrahmanit te RNK Split. Po ashtu edhe Arbnor Fejzullahu mund të kalojë në një kampionat europian, nëse ofertat në drejtim të tij do të jenë të kënaqshme për drejtuesit e Partizanit. Gjithashtu mbetet i hapur transferimi i Taulant Xhakës tek Fiorentina, sikurse janë shtuar pretendentet për Shkëlzen Gashin nga ekipe të Seria A, po ashtu edhe në Bundesligë. Pescara ka blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit  Ledian Memushajt nga Leçe, ndërsa Herolind Shala është dhënë në formën e huazimit nga Sparta e Pragës tel Slovan Liberec. Megjithatë mbeten për t’u mësuar e ardhmja e disa elementëve kryesore të formacionit të Gianni De Biasit, që kanë shkëputur gjatë verës marrëdhëniet me ekipet e tyre. Migjen Basha, pas ndarjes me konsensus me ekipin e Seria A, Torino, është aktualisht lojtar i lirë, edhe pse kohët e fundit janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të tij te Kievo. Mesfushori 28-vjeçar ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur, pasi kërkon të bëjë zgjedhjen e duhur. Në pikëpyetje mbete edhe e ardhmja e mbrojtësit Andi Lila, i cili kaloi nga Pas Janina në Seria A dhe iu bashkua gjysmës së dytë të sezonit të fundit ekipit të Parmas, në Seria A. Një lojtar i lirë është edhe Arlind Ajeti, një prodhim i akademisë së Basel.  Edgar Çani la pas eksperiencën në Premier-ship me Leeds United dhe mbetet në merkato. Edhe pse u tentua nga Skënderbeu, mbrojtësi kuqezi preferon një eksperiencë në një kampionat më të fortë europian. Po ashtu, sulmuesi Hamdi Salihi pas eksperiencës evropiane me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeut, pritet të vendosë për të ardhmen e tij nëse do të largohet sërish për të provuar një eksperiencë të huaj jashtë vendit.  Dhe “qershia mbi tortë” e merkatos kuqezi mbetur kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana. Duket se Cana e ka mbyllur aventurën me Lazion, pasi nuk bën pjesë në planet e Piolit. Kapiteni kuqezi ka paralajmëruar një eksperiencë jashtë Europës, ku më pranë firmës me të duket se është klubi nga Katari Al Jaish.

A.      Muraçi

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?