Merr fund një tjetër epokë te Reali, Modric bën gati valixhet në verë

Në Madrid po mbyllet një epokë e artë. Pas largimit të konfirmuar të trajnerit Carlo Ancelotti, edhe Luka Modric pritet të thotë lamtumirë klubit të Real Madrid. Sipas raportimeve të radios spanjolle COPE, kontrata e mesfushorit kroat nuk do të rinovohet, dhe për këtë arsye ndeshja e së shtunës ndaj Real Sociedad në “Santiago Bernabeu” pritet të jetë e fundit për të me fanellën e bardhë.

Modric ka qenë një shtyllë për më shumë se një dekadë, duke fituar gjithçka me madrilenët: 4 kampionate, 6 Champions League, dhe Topin e Artë në vitin 2018. Edhe këtë sezon, pavarësisht moshës 39-vjeçare, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm me 55 ndeshje të luajtura, 4 gola dhe 9 asist.

Së bashku me Modric, edhe Lucas Vazquez dhe Jesus Vallejo janë në prag largimi. Vallejo me shumë mundësi nuk do të përfshihet në listën për Kupën e Botës për Klube, një turne ku do të marrë pjesë Modric për herë të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, Luka Modric ka zhvilluar 590 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola me Realin, duke u bërë një legjendë e klubit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Merr fund një tjetër epokë te Reali, Modric largohet këtë verë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?