Merr zemër nga fitorja në Hungari, Vettel: Titulli kampion, jo i pamundur
Çmimin e Madh të Hungarisë e fitoi Vetel dhe te Ferrari rikthehet optimizmi. Pas suksesit në pistën e Hungaroring Sebastian Vettel beson se mund të jetë edhe ai një rival në garën për titullin kampion. Ploti 4-herë kampioni i Botës në Formula 1 me skuderinë Red Bull, e di se do të jetë vështirë që kokëkuqja të arrijë nivelin e Mercedesit, gjithsesi piloti gjerman është optimist mbi shanset e Ferrarit për të zhvilluar një kampionat pozitiv.
“Ne kemi ende shumë punë për të bërë nëse duam të arrimë nivelin e dy makinave Mercedes por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Fitorja në Hungari na jep shpresë se mund të bëjmë paraqitje akoma edhe më të mira në garat e ardhshme”.
Aktualisht Hamilton kryeson klasifikimin e përgjithshëm të Formula 1, me 202 pikë. Rosberg është i dyti me 181 dhe Vettel pozicionohet i treti me 160 pikë. Pas paraqitjes jo të mirë në Hungaroring te Mercedes kanë nisur të ndihen të kërcënuar nga Ferrari, me shefin e skuadrës gjermane Totto Ëolff që u ka bërë thirrje pilotëve të tij të ruajnë qetësinë dhe tu rikthehen fitoreve në garat e ardhshme. Pavarësisht 42 pikëve disavantazh kundrejt kampionit të Botës në fuqi Leëis Hamilton, 28-vjeçari Sebastian Vettel beson se mund të fitojë titullin Botëror.
“Jam i sigurtë se ne te Ferrari do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të shndërruar të pamundurën në të mundur. Gjëja më e mirë për ta bërë diçka të tillë është të ruajmë qetësinë dhe të japim maksimumin në çdo garë. Pastaj të shohim se ku do të na çojë udhëtimi që kemi. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë”.
KOHA JONË SONDAZH

