“Merru me punët e tua”, zbulohen detaje të reja nga skandali i arbitrimit në Itali

Skandali që po trondit arbitrimin italian po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Sipas La Repubblica, hetimi i Prokurorisë së Milanos është mbështetur në dëshmitë e 29 arbitrave dhe ish-arbitrave të Serie A dhe Serie B, të cilët janë marrë në pyetje gjatë muajve të fundit.

Në qendër të akuzave është edhe ajo që disa dëshmitarë e kanë quajtur “sistemi Rocchi”, duke iu referuar Gianluca Rocchi, aktualisht drejtues i sektorit të arbitrimit. Sipas dëshmive, ai dyshohet se ka pasur kontakte të vazhdueshme telefonike me drejtues klubesh, ndonëse rregullorja nuk e lejon një gjë të tillë, me qëllim përfitimi personal dhe krijimin e marrëdhënieve të favorshme.

Në fokus të hetimit janë të paktën pesë ndeshje, por vëmendje e veçantë i është kushtuar sfidës Inter-Roma 27 prill 2025 dhe rolit të Andrea Gervasoni si mbikëqyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ndihmës arbitri Domenico Rocca, në kallëzimin e tij, ka ngritur pikëpyetje për trajtimin e rasteve të ndryshme nga VAR-i. Ai përmend një episod të diskutueshëm, ku në një ndeshje tjetër është kërkuar ndërhyrje nga VAR-i, ndërsa në sfidën Inter-Roma nuk është sinjalizuar një penallti e qartë në favor të zikaltërve, një vendim që sipas tij mund të ketë ndikuar në garën për titull mes Inter dhe Napoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, sipas raportimeve, gjatë një kontrolli të VAR-it për një kontakt mes lojtarëve Ndicka dhe Bisseck, një anëtar i stafit VAR ka sinjalizuar faull, por është përballur me një përgjigje refuzuese, që sipas dëshmisë mund të ketë ardhur me ndikimin e mbikëqyrësit Gervasoni.

Ndeshja në fjalë u gjykua nga Michael Fabbri, me Marco Di Bello në rolin e VAR-it dhe Marco Piccinini si AVAR. Audio nga dhoma e VAR-it nuk është bërë ende publike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?