Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mersinaj: Kam idhull Canën, dua të lë gjurmë në Kombëtare

Sporti E enjte, 6 Gusht 2020 11:56
Mersinaj: Kam idhull Canën, dua të lë gjurmë në Kombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Faqja zyrtare e FSHF-së në internet ka intervistuar lojtarin e kombëtares kuqezi, Jon Mersinaj, i cili luan në Kroaci me Lokomotivën. Ai rrëfen se katër vite larg familjes duket se nuk kanë qenë të thjeshta për të, por e konsideron si sakrificën më të madhe që ka bërë për futbollin. Idhulli i tij është Lorik Cana, për të cilin nuk i kursen elozhet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
Unë jam djali i një ish-futbollisti dhe si i tillë, në një formë a në një tjetër, futbolli gjithmonë ka qenë A-ja në shtëpinë tonë. Që kur isha fare i vogël, babai më fliste për jetën e tij dhe eksperiencën në fushën e lojës, duke më ushqyer edhe mua dashurinë për këtë sport. Pastaj, në moshën 6-vjeçare kam filluar të stërvitem dhe kisha si ëndërr të bëja mirë për ekipet ku do të aktivizohesha. Pra, doja të bëja karrierë në futboll.

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 7 orësh
Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Para 9 orësh
Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Para 15 orësh

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
Siç thashë edhe më sipër, babai im ishte shtysa që të bëhesha pjesë e këtij sporti. Por, nuk mund të lë pa përmendur dhe gjithashtu dua realisht ta falënderoj, profesorin tim të parë të futbollit, Irfan Bujari, i cili nuk u lodh asnjë ditë me mua dhe më shihte teksa çdo ditë stërvitesha. Këshillat dhe ndihma që ai më ka dhënë, e them me bindje që kanë qenë themeli i formimit tim si futbollist.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në kombëtare?
Në Kombëtare kemi ndërtuar një grup me harmoni të plotë dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, edhe me trajnerin, profesor Alban Bushin, kemi një marrëdhënie të veçantë. Ai punon shumë me secilin prej nesh, në mënyrë që të përmirësohemi, të rrisim nivelin tonë për të pasur një performancë sa më të mirë në çdo ndeshje.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?
Unë jam pjesë e kombëtares shqiptare që me U-15 dhe di të them se që në atë kohë e kam vlerësuar shumë dhe jam ndjerë pafundësisht i lumtur të përfaqësoj ngjyrat dhe fanellën kuqezi. Çdo ftesë ka qenë një kënaqësi më vete, thashë, që nga U-15 e deri tek U-21 që jam sot. Klubet janë diçka, ama kombëtarja është diçka tjetër komplet. Mundohem që t’ua shpërblej trajnerëve duke dhënë kontributin tim maksimal.

A i rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?
Përveç analizës që bëjmë në grup me ekipin, unë kam një mbështetetje shumë të madhe nga ana e babit dhe për këtë ndihem shumë me fat. Të dy ulemi, shohim dhe vlerësojmë çdo ndeshje pasi mbaron, mundohemi të gjejmë të mirat dhe gabimet. Kjo gjë më ndihmon shumë, pasi mundohem të përmirësoj gabimet për ndeshjet pasardhëse.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?
Momenti që ka shënjuar karrierën time është padiskutim kur klubi, në të cilin aktivizohem, u klasifikua i dyti në kampionat dhe për herë të parë arrin të kualifikohet në raundet kualifikuese të Champions-it. Jam ndjerë shumë krenar për veten dhe mbi të gjitha për skuadrën, pasi të gjithë dhamë maksimumin tonë dhe kemi arritur rezultate të kënaqshme.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
Pa dyshim, ardhja ime para 4 vitesh në Kroaci, duke u shkëputur nga familja dhe njerëzit e mi më të dashur ka qenë ndoshta sakrifica më e madhe që kam bërë për këtë sport. Nuk ishte e lehtë për mua që të përballesha i vetëm me një realitet tjetër dhe dua të theksoj se kam qenë i vogël në moshë, 16-17 vjeç. Megjithatë, gjithmonë i kam dhënë forcë vetes për të mos u dorëzuar, pasi shoh se këtu mundësitë që më jepen për të ardhmen janë më të mëdha. E ndiej veten realisht me fat pasi, që kur kam ardhur, të gjithë, duke filluar që nga trajneri i ekipit, shokët e skuadrës dhe gjithashtu profesor Besnik Prenga, kanë qenë një mbështetje e madhe për mua, duke më qëndruar pranë në çdo vështirësi që kam hasur.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?
Gjithmonë kam qenë partizan i shprehjes se me punë dhe vullnet mund të arrihen majat. Dhe unë prandaj po punoj, shumë dhe fort njëkohësisht. Shpresoj që puna ime të vlerësohet dhe të arrij qëllimet e mia për më lart dhe sigurisht për më mirë.

Cila është këshilla më e vyer që kë marrë dhe nga kush?
Babai im është njeriu të cilit, më së shumti ia dëgjoj fjalën. Sa herë flas me të, ai më këshillon të stërvitem dhe të ushtrohem shumë tërë kohës, të qetësohem dhe mos të mërzitem. Gjithashtu, profesorit tim të nderuar, Irfan Bujarit, pavarësisht diskutimeve dhe kritikave, nuk i harroj fjalët: “Jon, një futbollist i mirë, përveç të gjithë cilësive të tjera që e karakterizojnë, duhet të luajë me një matematikë të shkëlqyer, duhet të vësh në punë trurin”.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
Idhulli im, ashtu siç ndoshta i një pjese të madhe lojtarësh të brezit tim, është ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një nga mbrojtësit më të mirë, Lorik Cana. Unë vazhdoj dhe i ndjek ende me fanatizëm ndeshjet e tij. Uroj që edhe unë të kem një karrierë si ai dhe të lë gjurmë në kombëtaren time të zemrës.

Etiketat e lidhura

Jon Mersinajtalenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.