Mertens përgatit valixhet te Napoli, belgu drejt transferimit në Milano
Situata e komplikuar që ka përfshirë Napolin gjatë kësaj periudhë mund të bëjë që disa futbollistë të largohen. NJëri prej tyre mund të jetë edhe Dries Mertens. Belgu është një nga idhujt e tifozerisë napolitane, por raportet me presidentin De Laurentiis nuk janë më të mirat e mundshme.
Belgu është lodhur me situatën në klubin e tij dhe është në vitin e fundit të kontratës. Rinovimi nuk është pranuar nga sulmuesi dhe largimi në fund të sezonit me parametra zero duket i sigurt.
Gjithsesi, për shkak të situatës aktuale, në media shkruhet se Mertens kërkon të “braktisë” Napolin që në muajin janar. Interi është gati që të përfitojë nga kjo situatë për t’i bërë një dhuratë të çmuar trajnerit Conte, i cili ka kërkuar përforcime.