Mes luftës, politikës dhe futbollit; deri te udhëtimi i Shqipërisë në Francë

 

Kur nisa të luaja për Shqipërinë, 12 vjet më parë, nuk e kam menduar asnjëherë se do të vijë kjo ditë, por ne gjithmonë jemi përpjekur dhe tani arritëm ta realizojmë atë, në sajë të vullnetit të këtij grupi, këtij brezi të shkëlqyer të futbollistëve…”– Lorik Cana, Kapiten i Shqipërisë.

“Ky kualifikim është historik. Ne nuk i merituam humbjet në shtëpi (me Portugalinë dhe Serbinë). Ne nuk kemi një ekip me superyje, por ata kanë zemër dhe një shpirt kolektiv.” – Armando Duka, Presidenti  FSHF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemra? Shpirti kolektiv? Tifozët e kombëtares shqiptare e dinë shumë më mirë sesa zemër ka çdo shqiptar, kur veshin bluzën e kombëtares. Siç edhe fjalët e himnit kombëtar që dëgjohen me jehonë në çdo stadiumi në çdo ndeshje:

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikësohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!”

Ata lojtarë gërmojë thellë dhe më thellë, kur luajnë me klubet e tyre, por luftojnë së bashku për një çështje të vetme, kur janë me kombëtaren. Shpeshherë ka edhe gjakosje. Sigurisht, ka shumë djersë. Por, pothuajse gjithmonë, ka lot. Sepse shikoni, si një shqiptar kam një rrëfim për të bërë: Ne nuk jemi edhe aq të mirë! Ne nuk e prisnim që të arrinim në “play-off”, apo të kualifikoheshim direkt në Europian. Ne i kemi parë dhe ndjekur luftëtarët tanë çdo herë. Shpesh kemi fituar beteja të pakta gjatë rrugës, por kemi festuar si të çmendur, a thua se kishim fituar Kupën e Botës. Megjithatë, thellë brenda nesh ishte gjithmonë ndjenja se lufta ishte e humbur.

Një shans i minutës së fundit na ka munguar, apo një fitore e minutës së fundit. Shumë beteja i kemi nisur me shpresa të mëdha, por në fund Shqipëria ka përfunduar duke peshkuar vendin e fundit ose të parafundit. Të paktën në këtë drejtim ne mund të themi se jemi të qëndrueshëm. Por, kjo fushatë eliminatoresh ishte një shfaqje e qëndrueshmërisë e një lloji tjetër. Nën njeriun e çeliktë, por të panjohur, Xhani De Biazi, rekordi mbrojtës i Shqipërisë u përmirësua dukshëm. Kuqezinjtë pësuan vetëm 5 gola në 8 ndeshje kualifikuese. De Biazi imponoi një filozofi tipike italiane. Në mbrojtje Shqipëria ishte kompakte dhe rezultative. Kjo u plotësua me kundërsulmin dhe ekzekutimin perfekt të goditjeve standarde.

Kjo strategji u përshtat në mënyrë të përkryer me pikat e forta të Shqipërisë. Ndërkohë, ishin të vendosur mirë në mesin e fushës lojtarë që dinin të shtynin skuadrën përpara dhe t’i jepnin forcë asaj. Për të realizuar planin e tij, De Biazi vendosi të dalë dhe të rekrutojë lojtarë jashtë kufijve zyrtarë të popullsisë 3 milionëshe të Shqipërisë. Duke dalë jashtë këtyre kufijve bëhet fjalë për një komb me 6 deri në 10 milionë shtetas nëpër botë. 1.6 milionë banorë jetojnë vetëm në Kosovë. Kapiteni Lorik Cana dhe zgjedhja e parë në portë, Etrit Berisha, janë të dy nga Kosova. Janë ata që i japin forcë mbrojtjes së Shqipërisë. Arbnor Fejzullahu vjen nga Presheva në Serbi, Naser Aliji nga Kumanova në Maqedoni, Ergys Kaçe, megjithëse i lindur në Korçë, jeton në Greqi që prej moshës 3-vjeçare.

Në këtë mënyrë, skuadra kombëtare u plotësua me të gjitha trevat. Pjesët përfundimtare të enigmës u siguruan nga Gjermania dhe Zvicra, shtete në të cilat shumë lojtarë shqiptarë militojnë. Pjesa më e madhe e fajit për mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm të Diasporës i atribuohet edhe FSHF-së dhe konkretisht Armando Dukës. Pavarësisht nga vërtetësitë e akuzave, FSHF-ja ka qenë vazhdimisht e akuzuar për korrupsion. Pjesa tjetër e ekipit u plotësua në Gjermani dhe Zvicër. Këto vende janë të njohura për talente shqiptare. Shkodran Mustafi, që tani luan për Valencian në Spanjë, u bë lojtari i parë me origjinë shqiptare, që ngriti Kupën e Botës në vitin 2014. Skuadra kombëtare e Zvicrës ka të paktën 6 shqiptarë, bashkë me Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin.

Tifozët shpesh i ndjekin të dyja skuadrat, ku luajnë shqiptarë. Shpeshherë ndodh që ata të kritikohen për mungesë patriotizmi, që nuk zgjodhën Shqipërinë. Megjithatë, De Biazi ia doli të marrë talente si Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka (vëllai i Granit Xhakës), megjithëse ata ishin thirrur nga kombëtaret e moshave në Gjermani dhe Zvicër. Shumë nga faji për mungesën e këtyre lojtarëve të kombëtares ka shkuar edhe për presidentin e FSHF-së, Armando Duka. Thashetheme ka pasur shpesh se yjet e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kanë shprehur dëshirë për të luajtur me Shqipërinë, por u është kërkuar 100 mijë euro për t’u bërë pjesë e kombëtares. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të saj, FSHF-ja ka qenë shpesh nën akuza për korrupsion. Tifozët kanë një batutë mes tyre, kur thonë se “i vetmi institucion në Shqipëri, më i korruptuar se qeveria, është FSHF-ja”.

“Tifozët Kuq e Zi” e kanë kërkuar shpesh dorëheqjen e Dukës. Ndaj tij ka pasur edhe presion politik nga Ministria e Kulturës dhe Sportit, por kjo është dënuar nga FIFA dhe UEFA. Politika nuk është asnjëherë larg futbollit në Ballkan. Kështu që nuk është çudi që, në këtë atmosferë, frika dhe gëzimi ishin ndjenjat që u shfaqën kur Shqipëria dhe Serbia ishin vendosur në të njëjtin grup kualifikuese për “Euro 2016”. Mund të quhet një gabim naiv i ndonjë zyrtari të UEFA-s, por vendosja e këtyre dy skuadrave në një grup ishte njëlloj si një deklaratë politike. Pasojat e luftës së Kosovës janë ende të freskëta në kujtesën e të dy kombeve dhe fakti që një pjesë e madhe e kombëtares shqiptare përbëhet nga shqiptarët e Kosovës, në mënyrë të qartë ia shtonte benzinën zjarrit.

Në mënyrë që të shmangte përplasjet e tifozëve, UEFA vendosi që të mos lejojë udhëtimin e tyre në ndeshjet jashtë vendit. Kishte ndodhur kjo pak kohë më parë në përballjen mes Serbisë dhe Kroacisë. Por, si një njohës i çështjeve të Ballkanit, mund të them se një ndeshje futbolli mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk është kurrë vetëm një lojë me top. Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë, në Beograd, ishte parashikuar nga pak shqiptarë dhe serbë, por sigurisht jo si do të ndodhte. Në një atmosferë të zjarrtë, Serbia dhe Shqipëria luajtën një lojë interesante, edhe pse pa shumë shanse për shënim. Serbët luajtën më mirë, derisa shqiptarët humbën një shans mjaft të volitshëm, kur Lorik Cana gjuajti jashtë pas një goditjeje këndi. Më pas, rreth minutës së 40-të, droni i famshëm zbriti nga qielli. Në mes të flamurit, kufijtë e “Shqipërisë Etnike”.

Ajo që flamuri kishte të vizatuar ishte edhe më e rrezikshme, edhe sikur të ishte lagur me benzinë. Pa lënë mënjanë këtu edhe shtrirjen e hartës në dy aleatë të Serbisë, që janë Maqedonia dhe Greqia. Në krah figura e Ismail Qemalit, themeluesi i deklaratës së Pavarësisë, më 1912, dhe Isa Boletini, një luftëtar i famshëm. Për ta përmbyllur, fjala “autokton” u shpalos në të gjithë hartën. Një fyerje e maskuar për serbët, të cilët besohet se janë vendosur në Ballkan në shekullin e 6-të dhe të 7-të, në kundërshtim me shqiptarët, që janë aty që nga lashtësia. Në fillim pati konfuzion (ishte një zog, ishte një aeroplan?). Më pas pati zemërim. Ulërimat “ubi, ubi, šiptara” (vrite, vrite shqiptarin), që ndiheshin në shkallët e stadiumit, tani u bënë edhe më të forta. Stefan Mitrović e kapi flamurin, por Bekim Balaj vrapoi drejt tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Përpara se të arrinte të largohej, një ultras serb e goditi me karrige. Lorik Cana e kapi dhe shtriu në fushë me grusht. Ivan Bogdanoviç, serbi i arrestuar në Itali në vitin 2012, ishte kreu i fushës. Për neutralët, që shihnin, kjo ishte tronditëse, e pështirë dhe e egër. Banderola u vendosën në muret e Facebook-ut. Për ata që janë në Ballkan, kjo ishte për të qeshur, pak e sikletshme dhe sigurisht jo një surprizë. Sa më shumë që ndodh diçka, aq më pak tronditëse ju mendoni se është. Ajo që nuk ishte aq për të qeshur ishin sanksionet e vendosura në të dy ekipet. Në mënyrë që të duket e paanshme, UEFA i dha Serbisë tri pikët në tavolinë, sepse Shqipëria kishte braktisur lojën (një mrekulli që ata e bënë këtë) dhe pastaj për dhunë e invadim të fushës nga turma i hoqi 3 pikë nga klasifikimi kombëtares serbe. Ky vendin i UEFA-s u hodh poshtë nga CAS-I, më vonë.

 

Eliminatoret e dy skuadrave kishin rrugë të veçantë. Serbia i luajti disa ndeshje pa tifozë. Në fushë u pasua nga humbje të njëpasnjëshme nga Danimarka dhe Portugalia, duke i thënë lamtumirë ëndrrës së kualifikimit. Në krahun tjetër, Shqipëria po ecte hap pas hapi me ndjenjën se ajo që kishte ndodhur nuk ishte për faj të saj. E nisën në mënyrë impresionuese duke fituar 1-0 në Portugali, barazim me Danimarkën 1-1 në shtëpi dhe më pas festuan sikur të kishin fituar. Një miqësore e mirë me Francën dhe më pas fitore 2-1 me Armeninë, duke besuar te turneu për herë të parë. “Gozhda e fundit në arkivol” për Serbinë dhe shpërthimi i gëzimit për Shqipërinë ishte vendimi i CAS-it. 10 korrik 2015. Shqipëria mori një fitore 3-0 dhe Serbisë iu hoqën 3 pikë.

Dhe kështu ishte shkruar, që për herë të dytë këto dy ekipe do të takoheshin në Shqipëri, në një kohë që dita kishte ardhur, ku Shqipëria mund të siguronte vendin e saj në finalet e “Eurp 2016” me një fitore të ëmbël kundër Serbisë. Presioni i të gjithë atyre që ishin të përfshirë ishte edhe më i madh se dielli i gushtit në Ballkan. FSHF-ja u shkroi një letër tifozëve shqiptarë, duke iu lutur të mos shkaktonin trazira, në mënyrë që të shmangnin dënimet që mori Serbia, por edhe për të shpëtuar fytyrën në planin politik. Ditët deri në fillimin e ndeshjes, autoritetet shtetërore po i ngjanin sigurimit komunist të Enver Hoxhës, duke arrestuar  të gjithë ata që dukeshin sikur mund të shkaktonin probleme. Simptomat e politikanëve të ditëve moderne në Shqipëri dukeshin më të shqetësuar në shpëtimin e fytyrës në arenën ndërkombëtare sesa te fitorja në fushë.

Vetë loja ishte statike në fushë në 45 minutat e para. Të dy krahët ishin të mbushur me presion. Serbët, gjithashtu, kishin një lojë  mjaft të kujdesshme. Edhe pse ata nuk mund të kualifikohen, një tjetër humbje kundër Shqipërisë ndoshta do të nënkuptonte fundin më të madh të karrierës së tyre ndërkombëtare. Në fillim të lojës, të dyja palët do të donin ndoshta një barazim. Një barazim, që simbolizon marrëdhënien e tyre politike, ku askush nuk fiton. Në pjesën e dytë shqiptarët ndien erën e gjakut dhe u bënë më sulmues. Sokol Cikalleshi i shkoi afër, duke realizuar një goditje që u prit nga Vladimir Stojković. Kur të gjithë po mendonin se ndeshja po mbyllej barazim, dy golat e Serbisë bënë që të pllakosë heshtja kudo. Në fund të ndeshjes, serbët festuan si të çmendur, një përzierje e ekstazës dhe lehtësimit të dukshëm.

Ata mund të ktheheshin në Beograd duke pretenduar një fitore të vogël. Për shqiptarët dukej sikur ishte fundi i botës. Humbja ndaj Serbisë në mënyrë të tillë të dhimbshme do të ishte e pafalshme për shumicën e shqiptarëve, po të mos ishte për faktin se ata kishin një shans më shumë kundër Armenisë në Jerevan. Beteja ishte e humbur, por lufta ishte ende aty për t’u fituar. Shqipëria e nis atë ndeshje me më shumë shkëlqim. Një kontrast i madh me dy minutat e fundit kundër Serbisë dhe Portugalisë. Ata e dominuan ndeshjen dhe e fituan. Shqiptarët kishin arritur më në fund atë që askush nuk e kishte ëndërruar që do ta arrinin. Ata fituan luftën. De Biazi u tha gazetarëve se dikush kishte qeshur pas krahëve të tij, kur ai kishte thënë në fillim që do ta kualifikonte Shqipërinë.

Tani duket sikur të gjithë shqiptarët qeshin me ato që kanë ndodhur. “Megjithëse na mundën, ata do të na shohin në Francë, duke pirë birrë para TV,” – tha Cana pas ndeshjes. Por, ku do të jenë shqiptarët duke e parë kombëtaren? Në Francë, duke shijuar “pain au chocolats”. Ose në shtëpi, duke ndjekur kombëtaren dhe duke bërtitur. Mund të jenë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Zvicër, Gjermani apo Britani. Ata mund të jenë myslimanë, katolikë apo ortodoksë. Një komb që shpesh shpalos unitetin, edhe pse është aq i ndryshëm dhe kaq i përçarë.  Këtë verë mund të bëhet, më në fund, një, të paktën për disa javë. Duke mbështetur kombin. Fitimtarë, të bashkuar./Besar Zasella, “intlinterest.com”/Telesport

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?