Mesi-Nejmar-Suarez, firmat që çuan në kapitullimin e Atletikos
Barcelona ka një treshe sulmi, aq të frikshme, saqë kur funksionon nuk e ndal askush. Kampionët në fuqi të Spanjës, së Atleticos, kapitulluan para Barçës, të djelën në mbrëmje në Kamp Nou, 1-3, dhe rruga drejt titullit tashmë ka marrë një tjetër drejtim. Real Madrid kryeson La Liga dhe Barça rikthehet, me një pikë pas, në ndjekje, për të fituar titullin, ndërkohë që rivaliteti mes tyre shekullor njihet gjerësisht. Të tre sulmuesit nga Amerika Latine shënuan secili nga një gol ndaj Atletiko Madrid, në fitoren 3-1 të Barçës, ndërsa miqtë u mjaftuan me një gol të Mandzukiç, që e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
KOHA JONË SONDAZH

