Mesi-Neymar-Suarez, treshja e podiumit të “Topit të Artë” pa Ronaldon?!
Viti i shkëlqyer që po kalojnë tre futbollistët e sulmit të Barcelonës ka ngritur një pyetje në mendjen e të gjithëve, nëse a mund të ngjiten të tre, Neymar, Messi dhe Suarez në podiumin e “Topit të Artë”? Ndodh kjo nuk ndodh, ata e meritojnë duke i vlerësuar në aspektin kolektiv dhe individualisht. Janë pjesë e një skuadre që ka fituar “tripletën” e trofeve në vitin kalendarik 2015 si dhe kanë shënuar të tre së bashku 121 gola, më shumë se të gjithë klubet e tjera në Europës. Barcelona arriti “tripletën” e trofeve në sezonin e kaluar dhe nuk do të ishte hera e parë që Barcelona do të ngjiste tre futbollistë në podiumin e “Topit të Artë”. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2010 kur Lionel Messi fitoi ndaj Andres Iniesta dhe Xavi. Ishte një rast unik edhe për faktin që të tre këta lojtarë janë “prodhuar” në ekipet e moshave të akademisë “blaugrana”. Diferenca është edhe te fakti që treshja e lartpërmendur, me trajnerin Pep Guardiola në stol luajti futbolli të pasur me qarkullim topi dhe spektakolar, ndërsa Luis Enrique kërkon më shumë vertikalizimet dhe golat. Suarez, Neymar dhe Messi kanë shënuar 121 gola së bashku me Barcelonën, Lionel Messi është sërish i sigurt për praninë në podium, edhe tani që kanë kaluar pesë vjet, dhe sipas shumë specialistëve do të fitojë ai “Topin e Artë”. Tripletën e Barcelonës mund ta prishë vetëm Cristiano Ronaldo, që mund të futet në podium, sepse ka fituar “Këpucën e Artë” me 48 gola të shënuar në kampionatin spanjoll dhe ka pasur një rendiment të mirë personal, pavarësisht nga dështimi i Realit Madrid. Votomi është mbyllur me 20 nëntor, ndoshta vlerësimet do të kishin qenë ndryshe nëse do të kishte parë Real-Barcelona 0-4 dhe Barcelona-Roma 6-1. Gjithsesi, treshja sulmuese e Barcelonës është vërtet e frikshme. Dhe nuk është çudi që ata të tre të garojnë me njëri-tjetrin, për Topin e Artë.
KOHA JONË SONDAZH

