FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesi shkruan sërish historinë

Kampioni i botës me Argjentinën dhe pjesë e Paris SG-së, Lionel Mesi, ka shkruar një tjetër rekord në listën e pafund të rekordeve të tij.

Në takimin e fituar 1-2 përballë Brestit, ylli i PSG-së ka dhënë asistin numër 300 në karrierën e tij me klubet, duke u bërë i pari lojtar në histori që arrin një shifër të tillë. Mesi dha asistin për Mbapenë, i cili shënoi në minutën e fundit golin e fitores së parisienëve.

Asistin e tij të parë Lionel Mesi do ta jepte në vitin 2005. Asokohe do të shërbente për Ronaldinjon dhe si për koincidencë edhe 18 vjet më parë mbante fanellën me numrin 30 si tani te PSG-ja. Mesi momentalisht numëron 13 pasime për gol (asiste) në këtë sezon në kampionatin francez, teksa gjithsej ai ka dhënë 31 pasime për klubin francez. Ndërkohë që 269 asiste të tjerë ai i ka dhënë me fanellën e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?