Mësohet data kur City do të mesojë vendimin e dënimit

Manchester City pritet të mësojë në mesin ose në fund të janarit vendimin për apelimin lidhur me shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier League. Çështja ka marrë një dimension më të gjerë, duke ngritur pikëpyetje edhe për marrëdhëniet mes klubit anglez dhe institucioneve britanike.

Sipas David Kogan, drejtues i Independent Football Regulator (IFR), procedimi pritet të shqyrtohet brenda mesit ose fundit të janarit. Synimi i Premier League, sipas tij, është që çështja të marrë një zgjidhje përfundimtare brenda sezonit.

Në një intervistë për Times Radio, Kogan bëri të ditur se vendimi do t’i besohet një komisioni të pavarur, të përbërë nga tre ish-gjyqtarë ose avokatë, të cilët do të shqyrtojnë provat përpara se të shprehen mbi çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i rregullatorit theksoi gjithashtu se nuk do të pranonte ndërhyrje politike në punën e institucionit që drejton, duke deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse do të përballej me një situatë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të marrim një vendim në bazë të provave”, siguroi Kogan, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të pavarur dhe të mbështetur në fakte.

Çështja e Manchester City-t mbetet një nga procedimet më të ndjekura në futbollin anglez, për shkak të rëndësisë së klubit dhe pasojave që mund të ketë vendimi përfundimtar. Përtej aspektit sportiv, zhvillimet mund të ndikojnë edhe në debatin mbi pavarësinë e institucioneve rregullatore dhe raportet e tyre me klubet e mëdha të futbollit.

Vendimi i komisionit pritet të jetë një moment kyç për ecurinë e çështjes, ndërsa synimi i deklaruar është që procesi të përmbyllet brenda sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?