Messi apo Aguero? Guadriola befason me lojtarin më të mirë që ka trajnuar
Sergio Aguero zhvilloi një ndeshje për “kornizë” mbrëmjen e djeshme duke arritur të shënoi 3 gola kundër Aston Vilës në Premier League.
Sulmuesi argjentinas me këtë “hat-trick” kaloi në renditje e golashënuesve Thierry Henry dhe barazoi me 179 gola ish-mesfushorin dhe tashmë trajnerin e Chelsea, Frank Lampard. Në përfundim të sfidës që Manchester City fitoi kundër Aston Villës me rezultatin tenstik 1-6, trajneri Pep Guardiola u pyet se kush është sulmuesi më i mirë që ka trajnuar.
Tekniku spanjoll preferoi të përmend gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin e Barcelonës.
“Më i miri është Messi. Ai është nëntëshi, dhjetëshi, njëmbëdhjetëshi, shtatëshi, gjashtëshi, pesëshi e katërshi më i mirë. Por Sergio mbetet një ndër më të mirët në botë. Ai do të vdesë duke shënuar gola, është me të vërtetë i talentuar”, përfundoi Pep.