Messi bën edhe merkaton, nuk e do Lautaro Martinez te Barcelona

Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcelona. Sipas asaj që raporton sajti El Desmarque, “La Pulce” ka bindur drejtuesit blaugrana që të heqin dorë nga dëshira për të transferuar sulmuesin për të mos komplikuar pozitat e shokut të tij, Luis Suarez.

Dihet prej kohësh që Messi ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e klubit katalanas teksa në disa raste nuk ngurron që të vendos edhe veton e tij për disa futbollistë të caktuar. Lautaro Martinez në fakt po kalon një formë shumë të mirë, pasi këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 3 asist.

Ai ka një klauzolë që arrin në 100 milionë euro për t’u liruar nga skuadra italiane. Manchester City dhe Real Madrid janë dy opsionet e tjera për sulmuesin, i cili mund të zgjedhë për të rinovuar kontratën në muajt në vijim. Barcelona deri më tani kishte zhvilluar edhe disa kontakte konkrete, por pas ndërhyrjes së Messit mund të heqë dorë përfundimit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP