Messi bën një hap pas: Mund të kem gabuar, por e kam bërë për të mirën e Barcelonës!
Lionel Messi kaloi muajt më të vështirë te skuadra e Barcelonës. Ylli argjentinas vendosi që të mos të largohej vetëm për të mos pasur një beteje ligjore me klubin. Më pas ai shpërtheu sërish në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë për sjelljen e klubit për largimin e Luis Suarez. Së fundmi në një intervistë të dhënë për gazetën “Sport”, Messi ka bërë një gap pas.
“Për Suarezin thashë atë që ndjeva, në disa momente që ishin të vështira për mua. E di që ka nga ata që mendojnë se duhet të kisha heshtur dhe që kjo situatë të kalonte, ashtu si shumë të tjera, por shumë gjëra më kanë lënduar në javët e fundit.
Kush më njeh e di se nuk jam i aftë të luaj asgjë tjetër përveç se gjithmonë për të luftuar për të fituar në fushë. Pas shumë pakënaqësive dua të theksoj përfundimisht: duhet të bashkohemi në emër të barcelonizmit e të mendojmë se më e mira nuk ka ardhur akoma.
Marr përgjegjësinë për gabimet e kryera, por gjithçka kam bërë e kam bërë në emër të një Barcelone më të fortë. Tani të ecim para me pasion e dëshirë për të bërë mirë të bashkuar e duke shkuar në të njëjtin drejtim. E të gjithë tifozëve blaugrana i them vetëm një gjë: nëse kam bërë apo thënë diçka që iu ka fyer, duhet ta dini se e kam bërë duke munguar gjithnjë për të mirën e klubit”, deklaroi argjentinasi.
Messi në këtë mënyrë duket se ka vendosur për të bërë paqe me klubin dhe me Koeman, në mënyrë që të rikthehet qetësia e munguar në dhomat e zhveshjes. /R.Lika-Koha Jone/