“Messi do të largohet verën e ardhshme, Barcelona nuk e mban dot”

“Messi po luan sezonin e fundit te Barcelona”. Ky është mendimi i Rivaldos, një ish-futbollist i njohur i cili nuk ka as më të voglin dyshim kur ëhstë pyetur për të ardhmen e argjentinasit.

“Nuk mendoj se do të arrijë drejtuesi i ri që të bëjë një hap prapa në vendimin e tij, duke parë që Barcelona nuk ka shumë resurse. Messi ka oferta të rëndësishme nga ekipe të tjera.

Barcelona kërkon që të ulë pagat, pavarësisht faktit se Messi mund të largohet në fund të sezoni. Vetëm nëse fiton Championsin dhe La Ligan, ose Koeman do të jetë në gjendje që ta bind me një ekip që luan mirë futboll. Vetëm kusht mendoj se Messi mund ta rishohë pozicionin e tij. Gjithsesi këmbëngul: Ky është sezoni i fundit i tij te Barcelona. Sigurisht, e them me trishtim”, deklaroi Rivaldo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP