Messi kërkoi Lautaro-n te Barcelona, Marotta i përgjigjet: Motiv krenarie!

Beppe Marotta ka komentuar zërat për interesimin e Barcelonës për një nga futbollistët më të spikatur të Interit, Lautaro Martinez. Drejtuesi i lartë i zikaltërve e ka pritur shumë këtë lajm.

“Ky interesim për Lautaron është një motiv krenarie për djaloshin, por edhe për klubin që ka evidentuar vlerat e tij. Nëse Messi thur elozhe për të, do të thotë që ka kualitet për t’u bërë pasues i tij. Janë fjalë që të bëjnë krenar, por duhet të jenë edhe nxitje për t’u përmirësuar më shumë”, deklaroi Marotta.

Në verë pritet që Barcelona të bëjë një ofertë konkrete, e cila me shumë mundësi do të pranohet nga klubi zikaltër. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP