Messi ka një mesazh emocionues pak para finales së Botërorit: Ky grup ka shkruar historinë!

NEW YORK, NEW YORK - JULY 17: Lionel Messi #10 of Argentina speaks on stage ahead of the FIFA World Cup 2026 Final between Spain and Argentina at Fanatics Fest at Javits Center on July 17, 2026 in New York, New York. (Photo by Elsa/Getty Images)

Pak orë përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka emocionuar tifozët me një letër të hapur drejtuar gjithë popullit argjentinas.

Ylli 39-vjeçar theksoi se rrugëtimi me kombëtaren ka qenë shumë më i rëndësishëm se trofetë e fituar, duke vlerësuar bashkimin dhe sakrificat e grupit gjatë viteve, një mesazh që duket si lamtumirë pas finales.

“Gjëja më e bukur e gjithë këtyre viteve nuk kanë qenë vetëm trofetë, por i gjithë rrugëtimi. Të ndash përditshmërinë me këtë grup, të garosh së bashku, të ngrihesh pas momenteve të vështira dhe të shijosh çdo hap të bërë”, shkroi Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapiteni i “Albiceleste” falënderoi gjithashtu shokët e skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë njerëzit që punojnë çdo ditë pranë kombëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Faleminderit secilit prej shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë Kombëtare si një familje.”

Në fund të mesazhit, Messi u shpreh se pavarësisht rezultatit të finales, kjo skuadër ka lënë tashmë gjurmë në historinë e futbollit argjentinas.

“Çfarëdo që të ndodhë nesër (sot), ky grup ka shkruar tashmë një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk do të mund ta fshijë. Vamos, Argjentina!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?