Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”, asistet e vendosin para Mbappe

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinw në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në moshën 39-vjeçare nuk ka më dinamizmin e viteve të tij më të mira, kapiteni i Argjentinës mbetet vendimtar në momentet më të rëndësishme, duke udhëhequr “Albiceleste” drejt finales së dytë radhazi të Botërorit.

Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, Messi ishte protagonist absolut me dy asiste vendimtare për Enzo Fernández dhe Lautaro Martínez, duke i dhënë Argjentinës fitoren 2-1 dhe biletën për finalen ndaj Spanjës.

Falë këtyre dy asisteve, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” ka marrë avantazhin në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit, edhe pse ai dhe Kylian Mbappé kanë të dy nga tetë gola të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si përcaktohet fituesi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas rregullores së FIFA-s, çmimi i golashënuesit më të mirë nuk ndahet më në rast barazimi me gola. Nëse dy ose më shumë futbollistë e mbyllin turneun me të njëjtin numër golash, kriteri i parë vendimtar është numri i asisteve.

Aktualisht, Messi ka realizuar 8 gola dhe 4 asiste, ndërsa Mbappé numëron 8 gola dhe 3 asiste, çka e vendos argjentinasin në krye të renditjes.

Nëse edhe asistet rezultojnë të barabarta, FIFA përdor një kriter të dytë: fitues shpallet lojtari që ka luajtur më pak minuta gjatë turneut, duke vlerësuar kështu efikasitetin më të madh në fushë.

Gara mbetet e hapur

Pas Messit dhe Mbappé me nga tetë gola, në renditjen e golashënuesve ndjek Erling Haaland me shtatë gola, por Norvegjia është eliminuar nga turneu. Më pas vijnë Jude Bellingham dhe Harry Kane me nga gjashtë gola, ndërsa Ousmane Dembélé dhe Mikel Oyarzabal kanë shënuar nga pesë.

Me vetëm finalen dhe ndeshjen për vendin e tretë për t’u zhvilluar, gjithçka lë të kuptohet se beteja për “Këpucën e Artë” do të vendoset mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappé, me argjentinasin që aktualisht gëzon avantazhin falë numrit më të madh të asisteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?