Messi lë pas Ronaldon, “The Guardian” shpall 10-shen më të mirë të 2015
Pas pak ditës lojtari më i mirë në botë i vitit 2015, do të përcaktohet kur edhe do të jepet trofeu i Topit të Artë. Messi, Ronaldo dhe Neymar janë tre kandidatët. Por në fundvit jepen çmime dhe vlerësime nga mediat të ndryshme botërore.
E përditshmja britanike “The Guardian” ka shpallur 10 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2015.
Sipas saj, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, që është favoriti kryesor për të fituar për herë të pestë Topin e Artë në ceremoninë e 11 janarit, mori përqindjen më të madhe të votave nga lexuesit në mbarë botën. Nga sondazhi i “The Guardian”, i dyti doli ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
10 futbollistët më të mirë për vitin 2015:
Messi (FC Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Neymar (FC Barcelona)
Luis Suárez (FC Barcelona)
Leëandoëski (Bayern)
Muller (Bayern)
Ibrahimoviç (PSG)
Neuer (Bayern)
Agüero (City)
Alexis Sánchez (Arsenal)
KOHA JONË SONDAZH

