Messi “mbreti” i goditjeve të lira, ka shënuar sa trefishi i vendit të dytë

Mediat në Spanjë kanë publikuar listën me 10 futbollistë që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e lira, duke llogaritur si hark kohor 5 vitet e fundit. Në shqyrtim janë marrë vetëm 5 ligat kryesore evropiane.

Kryeson Leo Messi i Barcelonës me 21 gola nga ky specialitet. Goli i fundit ndaj Athletic Bilbao tregoi edhe njëherë instiktin vrasës nga goditjet në kufi të zonës. Askush nuk i afrohet Lionel Messit në këtë specialitet.

I dyti në këtë renditje është Kolarov me 8 gola, pra 13 më pak se Messi. Po 8 gola ka edhe Ëard Proëse i Southampton, ndërsa ndjekin Dybala i Juventus dhe Aspas i Celta Vigos me 7 gola nga goditjet e dënimit.

Në këtë renditje speciale është edhe një shqiptar që spikast në goditjet e lira afër zonës. Ai është Enis Bardhi që aktivizohet te Levante dhe përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kombëtare.

Mesfushori shqiptar ka shënuar 6 gola në këtë mënyrë dhe të gjithë në La Liga e krahasojnë me Messin për nga mënyra e ekzekutimit dhe zgjuarsisë së gjuajtjes. Po gjashtë nga ky specialitet në 5 vitet e fundit kanë edhe Parejo i Villarreal, Fekir i Betis dhe Verdi Torinos. La Liga dominon në këtë aspekt.

SHKARKO APP