Messi: Mendova largimin nga Spanja, Ronaldo më mungon

Barcelona mbetet gjithmonë në të ardhmen e Lionel Messi-t. Ylli argjentinas ka folur për të gjithë aspektet e karrierës në Spanjë. Pasi deklaroi se dëshiron të qëndrojë përjetë te Barcelons dhe ta mbyllë karrierën me katalanasit, Mesi bëri edhe rrëfimin befasues. “Gjatë vitit 2014, kishte momente kur mendova të largohesha nga Spanja. Ndihesha i trajtuar keq, mes hetimeve për evazion fiskal dhe dëmtimeve”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Ai shtoi se pavarësisht momentit të vështirë “nuk mori ofertë zyrtare nga klubet e tjera, sepse të gjithë e dinin që dëshironte të luante vetëm me Barcelonën”. Në intervistën e dhënë, Messi foli edhe për Cristiano Ronaldo-n, duke deklaruar se portugezi i mungon, pasi prezenca e tij te Reali i shtonte rivalitetin “El Clasico-s”.

SHKARKO APP