Messi, Messi…Barça luan “poker” ndaj Levantes dhe mban kreun
Barcelona nuk fal në “Camp Nou” ndaj Levantës, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 në një sfidë ku Lionel Messi ishte protagonist me një asist, 2 gola, por edhe me një 11-metërsh të humbur në pjesën e dytë.
Pavarësisht se dominoi me qarkullimin e topit dhe me rastet e krijuara, Barcelona nuk mundi ta zhbllokonte sfidën në pjesën e parë, por Levante e pati të pamundur ta përballonte presionin e kampionëve të Spanjës gjatë 45 minutave të dytë.
Në minutën e 50-të, Marca Bartra shndërroi në gol një asist perfekt të Lionel Messit, inspiruesit të çdo aksioni të katalanasve.
Kaq mjaftoi që Barça të çlirohej psikologjiksht, për të realizuar sërish në minutën e 56 me Naymer, që u gjend në vendin dhe kohën e duhur brenda zonës së Levantes. Katër minuta më pas Messi shënpo golin e tretë për Barcën me 11-metërsh, ndërsa në të 66 Casadesus shkurtoi përkohësisht diferencën për Levanten.
Në të 75 -ën Borbalan fërshëlleu për një tjetër 11 -metërsh në favor të Barcelonës, por këtë radhë Messi gaboi shënjestër.
Gjithsesi, katër fituesi i topit të artë, shpiku një perlë të tijën në minutën e fundit të kohës së rregullt, që vulosi fitoren 4-1 të Barcelonës.
Liga – Java e 4-ët
Getafe-Malaga 1-0
19 shtator
R. Madrid-Granada 1-0
Valencia-Betis 0-0
Eibar-A.Madrid 0-2
Real S.-Espanjol 2-3
20 shtator
Sevilla-Selta Vigo 1-2
Deportivo-Gijon 2-3
Vilarreal-A.Bilbao 3-1
Barcelona-Levante 4-1
Las Palmas- R. Vallecano 0-1
Klasifikimi
Barcelona 12
Real M. 10
Vilarreal 10
Celta V. 10
A. Madrid 9
Eibar 7
Valencia 6
Espanyol 6
Deportivo 5
S. Gijon 5
Betis 5
Rayo V. 4
A. Bilbao 3
Getafe 3
Granada 3
Las Palmas 2
Real S. 2
Malaga 2
Levante 2
Sevilla 2
KOHA JONË SONDAZH

