FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Messi mund të ishte zikaltër”, Laporta rrëfen ofertën marramendëse të Interit 20 vite më parë

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ishte një nga të parët që kuptoi potencialin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit dhe tentoi një lëvizje të madhe për ta sjellë atë në Milano. Në një periudhë kur te Barcelona kishte disa diskutime rreth kontratës së yllit argjentinas, Moratti pa një mundësi dhe vendosi të ndërhynte.

Sipas historisë së treguar ndër vite nga vetë Moratti dhe ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, Interi ishte gati të bënte një ofertë marramendëse për kohën. Në dhjetor të vitit 2006, Moratti u takua me babanë e Messit, Jorge, me synimin për të bindur familjen e futbollistit që ai të transferohej në “San Siro”.

Laporta ka zbuluar se oferta e Interit arrinte në 250 milionë euro, por ai vendosi ta refuzonte dhe të mbante Messin në Barcelonë. Në atë periudhë, diskutimet kishin nisur për një përmirësim të kontratës së argjentinasit, pasi ai paguhej më pak se yje të tjerë të skuadrës, ndërsa babai i tij kërkonte një marrëveshje që të pasqyronte më mirë vlerën e talentit të të birit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moratti e cilësoi atë tentativë si një “çmenduri të arsyeshme”, një përpjekje për të realizuar një transferim që do të kishte tronditur futbollin botëror. Ai kishte ndjekur Messin që nga turnetë e të rinjve dhe ishte bindur se bëhej fjalë për një lojtar të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe legjenda argjentinase Diego Maradona kishte sugjeruar që Interi të tentonte blerjen e Messit, duke e konsideruar atë si të ardhmen e futbollit.

Vetë Messi, në vitin 2007, kishte shprehur vlerësim për Interin, duke theksuar se klubi italian kishte shumë lojtarë argjentinas dhe një skuadër konkurruese. Megjithatë, historia mori një tjetër rrjedhë: Messi qëndroi në Barcelonë dhe më pas u kthye në një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?