Messi në dyshim për sfidën e radhës së Argjentinës, Scaloni nuk e rrezikon
Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e fundit të Argjentinës para Kupës së Botës. Sipas TyC Sports , kampioni i PSG-së mund të humbasë ndeshjen miqësore kundër Xhamajkës, të planifikuar në orët e para të ditës së nesërme për shkak se ka shfaqur simptoma gripi.
Lojtari i PSG-së nuk është stërvitur me grupin së fundmi, por gjithsesi do të udhëtojë me shokët e tij për në New Jersey. Argjentina nuk kërkon ta rrezikojë “pleshtin” pasi synon ta ketë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës që do të luhet në muajin nëntor dhe dhjetor. /R.Lika-Koha Jonë/