Messi, Neymar dhe Mbappe mund t’i shohim në Lojërat Olimpike në Tokyo
Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe mund të luajnë në Lojërat Olimpike që do të organizohen në Tokyo gjatë kësaj vere. Deri më tani është konfirmuar se ky event do të zhvillohet normalisht, pavarësisht se janë pezulluar të gjitha aktivitet sportive deri më tani.
Pas shtyrjes së Europianit dhe Kupës së Amerikës, ky eveniment mund të ketë si protagonist tri yjet e futbollit botëror. Kujtojmë që Messi ka fituar medalje ari në “Pekin 2008”, ndërkohë që Neymar mori të njëjtën vlerësim në vitin 2016.
Argjentina dhe Brazili janë kualifikuar për Tokio, së bashku me kombëtaret e Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Egjiptit. /R.Lika-Koha Jone/