Messi, Neymar dhe Suarez? I hamë të gjallë, thonë kundërshtarët e Barçës në Champions

 

Mbrojtësi holandez i PSV Einthoven, Joshua Brenet, shpreson t’i jepet mundësia që të përballet me treshen e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar në raundet e ardhshme të UEFA Champions League.

Skuadra holandeze e drejtuar nga Phillip Cocu siguroi kualifikimin në 1/8-at të martën në mbrëmje pas fitores 2-1 kundër CSKA-së së Moskës, duke siguruar vendin e dytë në grup. Manchester United është mundur 3-2 nga Volfsburg dhe përfundoi në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionët në fuqi të Champions League Barcelona, kualifikohet si e para në Grupin E dhe për rrjedhojë një përballje me holandezët në raundin pasardhës të Championsit është e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse 21-vjeçari do të ishte i lumtur me çdo kundërshtar që do të dalë nga shorti i së hënës, atij do t’i pëlqente të kishte një mundësi për të provuar veten kundër MSN-së. “Çdo klub është i veçantë, por unë jam një tifoz i Barcelonës”, ka thënë Bernet. “Do të ishte bukur të luanim kundër tyre, në 1/8-at, çerekfinale apo në finale. Do t’i hamë të gjallë”. Messi dhe Neymar janë dy nga tre kandidatët për të fituar Topin e Artë. Tjetri është Cristiano Ronaldo,ndërsa Luis Suarez ka humbur për pak vendin në treshen e finalistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?