Messi nuk i dha dorën pas zëvendësimit, Pochettino e shpjegon në këtë mënyrë
PSG fitoi me frymën e fundit 2-1 ndaj Lyon, një sukses që erdhi me përmbysje. Vëmendjen kryesore e mori zëvendësimi i Messit në minutën e 76-të. Messi, i cili po debutonte në shtëpi, dukej i frustruar kur u tërhoq nga loja.
Ai u shfaq duke i thënë diçka Pochettino, ndërsa po shkonte drejt stolit, por duke mos i dhënë dorën. I pyetur pse vendosi të zëvendësojë bashkatdhetarin e tij, trajneri Pochettino tha:
“Të gjithë e dinë që ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip. Ne kemi një grup shumë të pasur prej 35 lojtarësh. Pastaj, ne trajnerët duhet të bëjmë zgjedhje. Duhet të vendosim 11-shen që do të fillojë, pastaj të marrim vendime gjatë lojës. Ndonjëherë këto zgjedhje dalin për mirë, ndonjëherë jo”, deklaroi strategu argjentinas.