
Vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, ka prekur edhe Lionel Messin. Ylli argjentinas i Inter Miamit ka reaguar për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit 30-vjeçar, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të tij.
Messi ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.
“Nuk ka fjalë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjarët dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar kapiteni i Argjentinës.
De Miguel humbi jetën pas një arresti kardiak, disa ditë pas përplasjes së rëndë me portierin e Andorrës, Jesús Owono, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave në Segunda División të Spanjës.
Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të takimit, kur portieri doli për të ndërhyrë dhe u përplas me sulmuesin e Tenerife-s. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, futbollisti nuk arriti të mbijetonte dhe u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare.
