Messi sërish baba, vjen në jetë Benjamin

Lionel Messi përpara ndeshjes me Atletico mësoi se u bë për herë të dytë baba. Skuadra e tij Barcelona u stërvit pa yllin argjentinas në prag të transfertës së blaugranave në “Vincente Calderon”, pasi Messi gjendej pranë bashkëshortes së tij Antonella Rocuzzo, që solli në jetë djalin e dytë të çiftit, pas Thiagos. Messi dhe bashkëshortja e tij kishin menduar më herët për emrin dhe vendosën të quanin  djalin e sapoardhur në jetë me emrin, Benjamin.

Ylli i futbollit botëror, bëri të ditur që në muajin prill se bashkëshortja e tij priste një fëmijë të dytë, që erdhi në jetë vetëm në orët e para e kësaj të premteje. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e lejuan Messin që të ishte pranë Antonellës, dhe jo në seancën e stërvitjes para ndeshjes së radhës në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?