Messi shënon ndaj Austrisë, bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas realizoi në minutën e 38-të ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve.

Pas barazimit të rekordit prej 16 golash të vendosur nga Miroslav Klose në sfidën ndaj Algjerisë, Messi arriti të shënojë golin e 17-të në Kupën e Botës dhe të vendoset i vetëm në krye të renditjes historike.

Kapiteni i Argjentinës, pavarësisht se humbi një penallti në fillim të takimit, reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 38-të dhe duke ndezur festën e tifozëve argjentinas në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moshën 38-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Vetëm pak ditë më parë ai kishte realizuar një tripletë ndaj Algjerisë, duke barazuar rekordin e Kloses me 16 gola në Kupat e Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

r/soccer - Lionel Messi is officially the World Cup's record goalscorer [FT]

Lionel Messi ndez festën, shënon dhe futet në histori | FIFA World Cup 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?