Messi shënon në -17 gradë Celcius në Kansas City

Lionel Messi shënoi golin e parë për vitin 2025, në ndeshje zyrtare. Argjentinasi ishte autori i golit të vetëm për Inter Miami në fitoren minimale ndaj Sporting Kansas City në transfertë.

Përveç kundërshtarit, Messi sfidoi edhe të ftohtin polar. Takimi i vlefshëm për Kupën e Kampioneve Concacaf, u luajt në Kansas në -17 gradë celcius.

Ishte ndeshja më e ftohtë në karrierën e tetë herë fituesit të Topit të Artë. Termometri tregoi vetëm -14 gradë në fillim të ndeshjes dhe më pas ra në -17 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi shënoi në minutën e 57-të pas një asisti të marrë nga Sergi Busquets, duke arritur në shifrën e 851 golave.

Swiss Digital Mobile Reklama
Lionel Messi vs Sporting Kansas 2025 | Amazing GOAL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?