Messi shënon super gol me Inter Miami (VIDEO)

Lionel Messi vijon dueli në distancë me Cristiano Ronaldon.  Inter Miami fitoi 3-1 kundër Kansas City në ndeshjen e kthimit të Champions Cup dhe kalon në turin e 1/8.

Argjentinasi që zhbllokoi ndeshjen pas 19 minutave lojë. Një pasim i bukur nga Suarez u kontrollua bukur nga “Pleshti”, që me të majtën nga kufiri i 16 metrave e dërgoi topin në kuadrat.

Allende dhe Suarez shënuan dy gola të tjerë për Miamin brenda pjesës së parë, duke bërë të pavlefshëm golin e Rodriguez në pjesën e dytë. Messi iu përgjigj më së miri Cristiano Ronaldos, i cili disa orë më parë kishte shënuar me Al Nassr në Arabinë Saudite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Inter Miami vs Sporting KC | 2025 Concacaf Champions Cup | Round One

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?