FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi takim kokë më kokë me Koeman të hënën, mund t’i heqin shiritin e kapitenit

Pas konfirmimit të Lionel Messit për qëndrimin edhe për një tjetër sezon te Barcelona, tashmë është koha që argjentinasi të rikthehet në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit. “La Pulce” gjatë intervistës konfirmoi se do të jetë i përfshirë plotësisht në projektin e ri të blaugranëve.

Në orën 17:30 të hënën do të ketë një përballje të shumëpritur mes Messit dhe Koeman, teksa strategu me siguri që do ta pyes për të ardhmen. Mund të ketë një hap prapa edhe për shiritin e kapitenit, duke ja dhënë Busquets, Pique ose Sergi Robertos.

Argjentinasi nuk e ka pritur aspak mirë sjelljen e ekipit, pasi shprehu dëshirën për të nisur një aventurë të re. Tifozët do të ketë një vëmendje maksimale te Messi, teksa stërvitjen e parë e ka parashikuar që ta zhvillojë të hënën në “Ciutat Esportiva”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?