Messi tek Interi? Zanetti i përgjigjet pyetjes për ëndrrën e zikaltërve

Lionel Messi do të ndryshojë skuadër pasi nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain.

Ofertat e mëdha nga Arabia Saudite nuk mungojnë dhe duket se atje do të jetë destinacioni i tij i ri pasi ka pak klube që mund t’ia ofrojnë pagën që ai kërkon.

Interi është njëra nga skuadrat më të cilin Messi është përfolur shpesh, por kanë qenë vetëm në kuadrin e zërave mediatik. Zëvendëspresidenti Javier Zanetti ka thënë se ekipi zikaltër nuk mund ta përballojë ekonomikisht një lojtar si Lionel Messi.

“Kush nuk do të donte ta kishte atë? Por ne nuk jemi në gjendje të nënshkruajmë me Messin. Interi po bën gjëra të mira, me një projekt sportiv dhe ekonomik në përputhje me atë që mund të shpenzojë dhe të përballojë, me Fair Play Financiar që është gjithmonë aty për ta respektuar”, ka thënë Zanetti.

SHKARKO APP