Messi vulos fitoren, Barça parakalon Atleticon

Gara për titullin kampion, në Spanjë është bërë edhe më e fortë teksa ekipet kryesuese nuk lëshojnë pe. Barcelona fitoi në javën e 21-të në transfertë, 2-1 ndaj Malaga.  Munir El Haddadi shënoi për katalanasit në fillim të ndeshjes, dhe Messi realizoi në pjesën e dytë golin e fitores që mbylli ndeshjen, pasi vendasit barazuan më herët. Barcelona pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për klube ka një ndeshje më pak se dy ekipet rivale, Atletico Madrid dhe Real Madrid dhe një pikë para Atleticos. Sot Atletico luan ndaj Seviljes (ora 16:00) dhe Real Madrid, pesë pikë pas kryesuesve përballet me Betis, në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?