Mesut Ozil tërbon Arsenalin, del kundër uljes së pagës

Tri futbollistë të Arsenalit kanë refuzuar reduktimin e pagës prej 12.5 për qind pas shtyrjes së kompeticioneve nga pandemia e koronavirusit. Dy emra janë zbuluar deri më tani, teksa njëri mes tyre është Mesut Ozil.

Futbollisti turko-gjerman nuk është i bindur nga ndikimi që do të ketë kjo krizë. Ai do të humbasë 350 mijë stërlina në javë. Pozicioni i tij është krejt ndryshe nga shokët e tij apo kolegët e skuadrave të mëdha europiane.

Kjo nuk është hera e parë që ai bëhet protagonistë në media teksa shpesh herë e ka tepruar me sjelljet e tij politike në Gjermani, ndërkohë që u bë pre e një sulmi me thika nga disa persona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP